Loading...

Aksidenti tragjik ndodhi gjatë mbrëmjes së kaluar, kur një automjet tip Benz me targa AA 055 KM përplasi Myfit Dengon.

Lushnje/ Mjeti përplas biçikletën në mes të bulevardit, i plagosuri rëndë niset me urgjencë drejt Tiranës (EMRI)
69- vjeçari, Myfit Dengo

LUSHNJE- Myfit Dengo, i moshuari i cili u përplas dje nga një automjet pasi ishte duke drejtuar një biçikletë në bulevardin e qytetit nuk ia ka dalë t’i mbijetojë plagëve. 69- vjeçari ka ndërruar jetë gjatë natës tek Spitali i Traumës në Tiranë, aty ku u dërgua me urgjencë për një trajtim të specializuar.

Aksidenti tragjik ndodhi gjatë mbrëmjes së kaluar, kur një automjet tip Benz me targa AA 055 KM përplasi Myfit Dengon. Ndërkohë drejtuesi S.R është i shoqëruar në komisariatin e Lushnjes prej ditës së djeshme.

Janë vetë familjarët të cilët konfirmojnë lajmin se Myfit Dengo ka ndërruar jetë ndërkohë Policia është ende duke verifikuar shkaqet të cilat çuan në aksidentin fatal për jetën e 69- vjeçarit.

Loading...
Loading...
Loading...