Loading...

Prej më shumë se 8 vitesh, i riu qëndron i shtrirë në shtëpi, në koma, ndërsa ishin prindërit e tij të cilët bën apel për një krevat për djalin e tij.

Erjon Xhangolli ishte vetëm 21 vjeç, kur u aksidentua në Greqi, duke rënë në një greminë.

Prindërit i ishin kthyer në infermierë, duke i ndenjur në kokë djalit të tyre e duke i bërë shërbimet mjekësore.

Për rastin në fjalë, ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi të gjatë në Facebook, ka dhënë lajmin e mirë për Erjonin.

Erjoni është transferuar për në spital në Tiranë, ndërsa Rama ka bërë me dije se ai do të ketë në shtëpi krevatin special që kërkon trajtimi i plagëve të tij, si edhe një infermiere të dedikuar që do ta ndjekë sipas kalendarit mjekësor.


Reagimi i Kryeministrit Rama:

Dje pasdite përmes një faqeje në fb u publikua një rast dramatik nevoje për kujdes të veçantë shëndetësor në fshatin Barç të Korçës. Si rrjedhojë e publikimit, pati një sensibilizim të lexuesve që e “bombarduan” zyrën time online në ëhatsap, duke dërguar linkun e faqes në fjalë.

• E rëndësishme është të sqarohet se 29 vjeçari, Erion Xhangolli, pas një aksidenti të rëndë përpara 8 vjetësh në Greqi, ka marrë mjekimin në shtëpi sipas këshillimit të bërë atje dhe familja nuk i është drejtuar ndonjëherë autoriteteve tona shëndetësore.

• Disave që linkun e shoqëruan me të shara e me broçkulla të tipit, “po vdes populli, se s’ka spitale”, etj., u them se duhet t’i bëjnë një rifreskim memories, e të kujtohen se çfarë rrumpalle e frikshme ishin spitalet deri para pak vitesh dhe nëse sot, ka ende shumë akoma për të bërë, duan s’duan ata, situata ka ndryshuar si dita me natën.

• Të tjerët, shumicën e atyre që e çuan linkun, pa komente apo edhe me fjalë të edukuara kërkese për vëmendje nga ana ime, i falenderoj me respekt për njerzillëkun e tyre dhe përmes këtyre fotove, i informoj se qysh në momentin e parë të publikimit të videos së këtij rasti dramatik, Ogerta kishte organizuar vizitën e më pas, lëvizjen e djalit të sëmurë drejt Tiranës për sot në mëngjes.

• Një falenderim edhe për faqen që e postoi rastin dhe faqet e tjera që e ripostuan. Më hapën punë me “bombardimin” duke publikuar edhe numrin tim, sepse do të kishte mjaftuar një sms, por përveç zgjidhjes së problemit kanë menduar edhe për të marrë “like”-t e rastit, kështu që s’ka problem:-)

RËNDËSI KA QË ERION XHANGOLLI, PO MERR SHËRBIMIN E DUHUR NË AUTOAMBULANCËN MODERNE, RRUGËS PËR NË SPITALIN E TRAUMËS NË TIRANË. MË PAS AI DO TË KETË NË SHTËPI KREVATIN SPECIAL QË KËRKON TRAJTIMI I PLAGËVE TË TIJ, SI EDHE NJË INFERMIERE TË DEDIKUAR QË DO TA NDJEKË SIPAS KALENDARIT MJEKËSOR

Forca Erion, sot ke pranë shumë miq dhe ne jemi me ty

Ja lajmi i publikuar nga Infoelbasani.al

8 vite në koma pas ndjekjes nga grekët, historia dramatike e 29 vjeçarit ku prindërit janë kthyer në mjekë

Nga Shkëlzen Henkoja

Është një histori tronditëse. Një nga historitë e dhimbjes së tejskajshme njerëzore.
Prej 8 vitesh dergjet në shtrat në gjendje kome. Për të kujdesen vetëm prindërit të cilët janë kthyer edhe në mjekë. Ngjarja e trishtë vjen nga fshati Barç i Korçës.
Quhet Erjon Xhangoli. Është 29 vjeç
Drama e 29 vjeçarit nis në vitin 2011 në atë kohë kur ai ishte në lule të rinisë, 21 vjeç. .
Kushtet e vështira ekonomike e detyruan që të emigrojë drejt Greqisë. Pas 7 ditë rruge të vështirë arrin në një fshat të shtetit fqinj ku kishte deh vëllanë.
Por për të riun nuk ishte e thënë që të niste një jetë të re. Një patrullë policie i vihet nga pas 21 vjeçarit i cili nga e ndjekjes bie në një greminë.


Për tre muaj trajtohet në një spital në Greqi. Më pas e nisin për në Shqipëri. Por spitalet shqiptare nuk e mbajtën as 24 orë duke e rikthyer në shtëpi.
Janë mbushur plot 8 vjet që ai dergjet në shtrat në shtëpi. Të vetmit që i qëndrojnë pranë janë vetëm prindërit të cilët janë kthyer edhe në mjekë duke e ushqyer përmes shiringave.
Shëndeti i djalit e ka rrënuar tërësisht familjen.
Prindërit me lot në sy bëjnë apel për ndihmë. Dhe klërkesa është vërtet prekëse. Duan një krevat që ti lehtësojnë qëndrimin sepse në kushtet që ndodhet vuan akoma më shumë.
Dhe cilido që e lexon këtë shkrim le të bëjë një “sevap” në këtë jetë. Për një djalë që e humbi jetën duke vrapuar për ti shpëtuar policëve në Greqi.

Loading...
Loading...
Loading...