Loading...

Një person ka ndërruar jetë në Vlorë si pasojë e një ataku kardiak, ndërsa është dhunuar një infermier. Ngjarja është regjistruar pasditen e djeshme në qytetin e Vlorës, ku infermieri i urgjencës Florian Godaj është goditur nga familjarët e një pacienti që ndërroi jetë.

Sipas burimeve të Report Tv, pacienti ishte paraqitur pasditen e së premtes në spital, por pasi i janë bërë analizat dhe i është dhënë mjekimi është dërguar në shtëpi, por për fat të keq ka ndërruar jetë nga ataku kardiak. Familjarët e kanë dërguar në spital me shpejtësi, por më kot, pasi i afërmi i tyre kishte ndërruar jetë.

Për rastin familjarët kanë fajësuar infermierin të cilin e kanë goditur me shqelma e grushte duke e dhunuar. Infermieri nuk ka bërë denoncim në polici, arsyet e vendimit nuk dihen nëse ka qenë presioni, ndërsa i kontaktuar nga Shqiptraja.com është shprehur se ‘ka qenë një konflikt që nisi verbalisht mes palëve, por është zgjidhur. Ishte një nxehje e sipër pas rastit, por e kemi mbyllur’.

Ky është rasti i gjashtë që shënohet në pak muaj, ndërsa qeveria ka miratuar disa ndryshime në kodin penal, të cilat ashpërsojnë dënimet për një sërë veprash duke hequr alternativën e dënimit me gjobë. Personat që godasin mjekët ose punonjësit në detyrë shtetërore do të dënohen me 1 deri në 5 vjet burg.

Loading...
Loading...
Loading...