Loading...

Mbrëmjen e sotme është rikthyer në emisionin ‘Pa Gjurmë’ sërish historia e vogëlushes Bleona Mata e humbur në vitin 2010 dhe prej nëntë vitesh ende nuk ka asnjë gjurmë, pasi mbërritën dëshmi të reja. Shqiptari nga Maqedonia Mehmet Xheladini pas fotove nga Anglia që dërgoi në adresë të nënës së vajzës pak vite më parë është rikthyer sërish. Ai ka kontaktuar me Bukurie Matën duke i kërkuar para në këmbim të informacionit. Emisioni ‘Pa Gjurmë’ kontaktoi me të riun Mehmet Xheladini, i cili bëri një vit burg për mashtrim. Ai tha e di se ku ndodhet vajza në Maqedoni, por kërkon 300 euro për taksinë për të ardhur në Tiranë. Stafi i emisionit i vendosi në dispozicion taksinë, por ai hezitoi duke lënë të kuptohet qartë se kemi të bëjmë me një mashtrues. Nëna e Bleona Matës paralajmëroi denoncim në polici për mashtrim për shqiptarin nga Maqedonia për mashtrim.

Dëshmitë në studion e emisionit ‘Pa Gjurmë’

Bukurie Mata: Mehmet Xheladini vijon që të kërkojë 300 euro për të ardhur në Tiranë. I them do të ketë një shpërblim shumë të madh nëse tregon ku është vajza. Ai ka dërguar një foto tjetër. Xheladini para dy vitesh ka dërguar edhe dy foto të tjera. Vetëm Zoti e di se ku mund të jetë vajza. Vetëm krimineli dhe pesë vajzat që kanë qenë dëshmitare e dinë ku është vajza. Ai gjithmonë rri në kontakt, thotë e di ku është Bleona. Po nuk i sollët kaq lekë…Unë i kam thënë para se të sillte fotot, pastaj fiku telefonin. Ai duhet verifikuar nga shteti, e ka mendjen vetëm te paraja, ai kërkon 300 euro për taksi. Unë do i kisha thënë 3 mijë nëse do e kishte sjellë vajzën. Nëse ka nënë dhe fëmijë Zoti ia lëshoftë mbi kokë këtë që po më bën mua, ky kanibal. Njëherë tha dua 25 mijë euro, njëherë tha 12 mijë euro.

Mehmet Xheladini: Unë jam Meti nga Kërcova. Unë kam dërguar fotot e Bleonës në Angli. Belona tani është në Maqedoni, unë nuk i kam mundësitë me e marrë dhe me e sjellë çikën, e kam larg 280 km larg. Bleona rri në Strumicë momentalisht. Bleonën e mbajnë dy persona, njëri shqiptar dhe tjetri maqedonas, ky i ka ndihmuar nga Greqia të vijnë në Maqedoni. Kur e kanë marrë nga Shqipëria, Belona ka qenë në Greqi, në Maqedoni, shkoi në Angli, pastaj në Maqedoni prapë, Turqi, Angli dhe më pas sërish në Maqedoni. Fotot e vajzës m’i ka dërguar një njeri.

Drejtuesja e emisionit ‘Pa Gjurmë’ Odeta Dume: Mehmet Xheladini të vijë turp që tallesh me një nënë. Injoroheni! Duhen marrë masa për këtë shqiptar nga Maqedoni. I vendosëm në dispozicion jo një taksi, por 10 nga Tirana. Do të bëjmë denoncim, pasi vijon që të kërkojë para, ka marrë dhe kërkon të marrë sërish.

Loading...
Loading...
Loading...