Loading...

Uragani Dorian goditi ishujt në Bahamas me sa ‘fuqi që kishte’ si një stuhi e katëgorisë së pestë.

Ndërkohë që stuhia tropikale merr rrugën drejt SHBA-ve, dëmet që ka bërë në Bahamas janë të mëdha ndërsa erërat e fuqishme shkatërruan shtëpi, rrëzuan çati e linja elektrike dhe morën jetë njerëzish.

Një numër i madh banesash kanë mbetur nën ujë ndërsa në total numërohen rreth 13,000 shtëpi të cilat kanë mbetur tërësisht të shkatërruara.

Deri më tani, raportohet se stuhia e fuqishme u ka marrë jetën 5 personave, përfshirë këtu edhe një djalë 8-vjeçar, Lachino Mcintosh, i cili u mbyt nga vala e madhe e ujit që i ‘pushtoi’ shtëpinë.

Veç numrit zyrtar të viktimave, autoritetet thonë se kanë marrë telefonata të shumta nga njerëz të cilët thonë se kanë parë trupa të pajetë nëpër ujë apo vende të ndryshme.

Duke folur për mediat, Darren Henfield, Ministri i Punëve të Jashtme në Bahamas tha:

Mund të themi se na është bërë një dëm katastrofik. Kemi informacione për shtëpi të shkatërruara. Kemi informacione për trupa që janë parë nga njerëzit. Por, nuk mund t’i konfirmojmë pa shkuar jashtë dhe pa i parë konkretisht.”
Uragani, i cili thuhet të jetë stuhia e dytë më e fortë që ka goditur Atlantikun në histori, solli erëra që shkonin deri në 297.729 km/h si dhe reshje të shumta shiu duke lënë pas vetëm shkatërrim.

Loading...
Loading...
Loading...