Loading...

Pak javë më parë Hygerta Sako ishte e ftuar në emisionin “Rudina”, në të cilin deklaroi se ishte beqare.

“Jam beqare.Më mirë vetëm se sa e keqshoqëruar. Derisa të vijë personi special në mirë ‘single’ sepse flemë rehat dhe nuk kemi probleme”, u shpreh Hygerta kur u pyet se çfarë po ndodh me jetën e saj.

Ndërsa ditën e sotme moderatorja sportive i ka habitur të gjithë me një postim në ‘Facebook’, përmes të cilit ka deklaruar se është në një marrëdhënie.

Ajo nuk ka dhënë asnjë detaj më shumë për personin që i ka rrëmbyer zemrën, por duket se këtë lajm e kanë pritur mirë të gjithë miqtë e saj.

Madje ndër të tjera është vënë re komenti i mbrojtësit të “Bylisit”, Ditmar Bicaj.

“Urime shoqe Hygerta! Mos harro llokumet”, i ka shkruar ai. Ndoshta së shpejti Hygerta mund të tregojë diçka më tepër për këtë status të ri në jetën e saj, ndaj pritet të shohim se çfarë do të ndodhë në vijim.

Moderatorja e njohur prej kohësh është e divorcuar dhe nga martesa që ka pasur ka ardhur në jetë një vajzë e quajtur Ana.

Loading...
Loading...
Loading...