Loading...

E rëndë është ngjarja që ka ndodhur ditët e fundit në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup.

Një vajzë e re i ka marrë jetën të ëmës së moshuar, duke e mbytur atë. Më pas, si të mos kishte ndodhur asnjë gjë, me gjakftohtësi, ka raportuar ngjarjen në rajonin e policisë në Karposh.

Mediat maqedonase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e të moshuarës, në rrugën “Risto Rovanovski”.

Viktima, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, ka qenë e moshës 74 vjeçare.

Pas denoncimit, policia ka mbërritur në vendngjarje, ku kanë gjetur edhe trupin e pajetë të së moshuarës.

Mjeku i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekjen e 74-vjeçares, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik trupi i viktimës është dërguar për autopsi.

Po ashtu, mësohet se e bija e saj është mbajtur në stacion policor për masa të mëtejshme penale.

Loading...
Loading...
Loading...