Loading...

Shënohet viktima e parë nga temperaturat e larta në Shqipëri. Ai është një 77-vjeçar, i identifikuar si Ferit Kuçi nga Ferma Partizani në Kuçovë. Kuçi është raportuar i humbur nga familjarët një ditë më parë, e ndërsa është gjetur i vdekur në një kanal pranë banesës nga familjarët sot në orën 11:00.

Nga kontakti që ka pasur Report Tv me nipin e viktimës, ai tha se u dërgua në spital ku pas ekzaminimeve mjekoligjore, rezultoi se vdekja kishte ardhur nga dehidratimi për shkak të temperaturave të larta.

“Kishim dy ditë që e kërkonim, ka humbur që dje në orën 09:00 dhe sot rreth orës 11:00 e gjetëm në një kanal pranë shtëpisë. Sipas autopsisë, i ka rënë infarkt për të dehidratimit nga temperaturave të larta”, tha nipi i viktimës për Report Tv.

Mësohet se vdekja ka ardhur për shkak të “kardiomiopisë së dilatuar” e quajtur ndryshe “zmadhimi i zemrës”. Kjo diagnozë prek të sëmurët kronikë me zemër dhe vjen si rezultat i dehidratimit për shkak të mospërballimit të temperaturave të larta.

Ditët e fundit vendi është pushtuar nga temperaturat e larta, ku termometri ka shkuar edhe deri në 39 gradë celsius.

Loading...
Loading...
Loading...