Loading...

pulla-postare-nene-tereza

Shteti i Vatikanit do të emetojë një Pullë Postare në nderim të Nënë Terezës, në prag të eventit të shenjtërimit të besimtares shqiptare.

Prej datës 2 shtator, do të hidhen në treg 150 mijë pulla postare dedikuar Shenjtores së ardhshme Nënë Tereza. Vlera monetare e pullës do të jetë 0.95 cent.

Realizimi i kësaj pulle është bërë nga artisti italian Patrizio Daniele. Nën mbishkrimin Nënë Tereza Shenjtore, besimtarja shqiptare shfaqet në dy momente;  me buzëqeshjen e saj klasike plot mirësi si dhe ndërsa ecën dorë më dorë me një vogëlushe. Në sfond, duket katedralja St. Paul e Kalkutës në Indi.

Kjo është hera e dytë që Shteti i Vatikanit hedh në treg një seri pullash dedikuar procesit të shenjtërimit të Nënë Terezës.

Më shtator të vitit 2003, është emetuar pulla postare dedikuar nisjes së procesit të Lumturimit të Nënë Terezës me vlerë 0.41 cent.

Loading...
Loading...
Loading...