Loading...

KOSOVË- Shënohet viktima e parë nga sëmundja e etheve të minjve. Është 21 vjeçari nga komuna e Junikut, Fluturim Gaxherri. Djali një muaj më parë kishte marrë sëmundjen e etheve të minjve nga konsumimi i ushqimit që ishte infektuar nga minjtë.

21 vjeçari fillimisht kishte vetëm temperaturë, ndërsa me vonë gjendja ishte përkeqësuar dhe ishte shtruar në QKUK, ku ra në koma. Për një muaj nuk ka pasur asnjë përmirësim.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ditë me parë kishte alarmuar lidhur me situatën epidemiologjike, duke bërë thirrje që ushqimet të mbahen në vende të pastra dhe të ruhen nga minjtë.

Loading...
Loading...
Loading...