Loading...

Krebashkiaku Erion Veliaj ka komentuar protestën që po vijon të zhvillohet nga opozita. Veliaj e ka krahasuar protestën me filmin “Game of Thrones”, ndërsa ka publikuar një fotografi të kredemokratit me flakët në sfond.

Veliaj ka vijuar më tej se Tirana nuk thyhet nga një stan me lepuj. “Kjo ndodh kur shikon shumë episode “Game of Thrones” dhe e vetmja alternativë qeverisëse të duket zjarri i dragoit! Nisën si të dhunshëm, përfunduan si telendarë! Tirana nuk thyhet nga një stan me lepuj! Puna, jo dhuna; e drejta, jo e liga; e mira, jo rrugaçëria – kjo triumfon!”, ka shkruar Veliaj.

Loading...
Loading...
Loading...