Loading...

Një 55-vjeçar me inicialet A. T., ka goditur mbrëmjen e së hënës me shat (vegël pune) vëllanë e tij të madh H. T.

60-vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetë. Nuk dihen ende motivet që e kanë çuar A. T të qëllojë vëllanë e tij, e ndërsa policia njofton se është bërë e mundur shoqërimi i tij në polici.

” Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftojnë uniformat blu të qytetit bregdetar.

Loading...
Loading...
Loading...