Loading...

Sasi të mëdha rëre të ngritura nga shkretëtira e Saharasë pritet që të kalojnë nga Afrika e Veriut mbi Mesdhe në 48 orët e ardhshme.

Raportohet gjithashtu se erërat e forta do të bëjnë që rëra të transportohet deri në Islandë.

Parashikohet që një sasi e madhe rëre të fluturojë mbi Mesdheun qendror, përfshirë Maltën, Shqipërinë e Greqinë, deri në Turqinë perëndimore e Qipro.

Në shumë zona, rëra e Saharasë do të përzihet me pluhurin duke shkaktuar kështu një errësim të qiellit.

Ndërsa, në vendet ku parashikohet mot me shi, shiu do të jetë i përzierë më rërën që ndodhet në qarkullim duke dhënë një efekt të ‘baltës’ në rënie.

Loading...
Loading...
Loading...