Loading...

Sapo është miratuar projekti për rikonstruksionin e kësaj shkolle i cili është i domosdoshëm për kushtet në të cilat ky objekt ndodhet.
Financimi i përbashkët i Bashkisë së Elbasanit dhe Ministrisë së Arsimit do të bëjë të mundur që shkolla të përfundojë gjatë muajve të verës dhe të jetë gati në Shtator për nisjen e vitit shkollor.

Numri i madh i nxënësve e ka bërë domosdoshmëri edhe shtimin e ambienteve të kësaj shkolle. Pra, përveç rikonstruksionit shkolla do të shtohet me klasa të reja dhe me ambientet sportive.
Projekti ka parashikuar të gjitha standardet, ashtu siç ka ndodhur edhe në shkollat e tjera tashmë.

Çatia e ndërtesës do të prishet dhe do të zëvendësohet me çati të re, punimet elektrike dhe hidraulike, mekanike e sanitare po ashtu; do të ndërtohet sistemi i ngrohjes; shtrimi, dyer e dritare do të zëvendësohen; do të rikonceptohet muri rrethues dhe ambientet e jashtme.

Palestra po ashtu do të plotësojë të gjitha standardet duke bërë në këtë mënyrë që edhe një tjetër shkollë në Elbasan të jetë model përsa i përket infrastrukturës.

 

 

Loading...
Loading...
loading...