Loading...

Nga editori, infoelbasani.al

Dy kryevepra në skulpturë i janë shtuar shëtitores buzë liqenit të Belshit. Njëri është busti i rilindasit Sami Frashëri dhe tjetra është Nimfa (vajza) e liqeneve.
Që të dyja kanë një kuptim jashtëzakonisht shprehës për Dumrenë.
Sami Frashëri hodhi idenë e kthimit të Belshit në Kryeqytet të Shqipërisë dhe soli edhe argumentat për këtë qëllim. Sipas tij, Dumreja me ansamblin e liqeneve ishte si perla e Shqipërisë dhe vendi ideal për kryeqytet. Gjithashtu ai argumentoi edhe me pozicionin gjeografik, si dhe mikpritjen e madhe të njerëzve në këtë trevë. Ndaj ai ishte figura më e dashur për këtë zonë që bashkia e mishëroi në bust.
Nimfa e liqeneve ka një domethënie sa simbolike aq edhe historike.

Tashmë e dinë të gjithë faktin se Dumreja është e përbërë nga rreth 85 liqene karstikë. Këto liqene kanë ekzistuar shekuj më parë. Është gjithashtu i njohur fakti se liqeni më i bukur, ai i Seferanit, ishte tempulli i perëndeshës së bukurisë, Afërditës. Madje për këtë për çdo vit njerëzia i falej kultit të saj duke hedhur enë apo sende zbukurimi në ujë.
Gjithçka është konkretizuar në prag të sezonit të ri turistik. Rehabilitimi i qendrës së Belshit si dhe investimet në infrastrukturë apo edhe në turizëm, si në rastin e liqenit Seferan, kanë bërë që befas Dumreja të kthehet një ndër destinacionet kryesore turistike në Shqipëri. Në Belsh dhe në Dumre tashmë gjen çdo ditë turistë nga vendi dhe bota. Dhe bashkia duket se ia ka arritur qëllimit.

Dy fjalë për mjeshtrin e madh të realizimit të këtyre skulpturave

Dy krijimet më të bukura në këtë zhanër, dhe jo vetëm për Belshin, mbajnë autorësinë e birit të kësaj treve, mjeshtrit të talentuar Fiqiri Kasa. Ky skulptor është tashmë autor i disa krijimeve me përmasa kombëtare e ndërkombëtare. Përmendim këtu portretin madhështor të Gjergj Kastriotit, Skënderbeut në Labinot Fushë, Monumentin e Afërditës në liqenin e Seferantit, portretin e Nënë Terezës apo dhe figurave të tjera historike në shkallë vendi.


Skulptori Fiqiri Kasa

Specialistë të fushës dhe kritikë të artit e konsiderojnë atë me të drejtë si skulptorin më të madh të kohës në Shqipëri. Askush deri më tani në vendin tonë nuk ka realizuar vepra me kaq mjeshtëri. Me të drejtë kanë filluar ta cilësojnë si “Mikelanxhelon e Dumresë”.
Busti i Samiut është aq origjinal, sa dhe ai po të ishte gjallë do ti dukej vetja si në pasqyrë. Ndërsa Nimfa e Liqeneve mishëron hiret e vajzave të bukura të Dumresë dhe mbarë Shqipërisë dhe sa më shumë e shikon ngjan si një krijesë e gjallë. Nimfa është parashikuar të futet brenda në liqen.
Bashkia e Belshit fitoi edhe një festë në konkursin Kombëtar me të njëjtin emër festë e cila tashmë do të zhvillohet në çdo shtator.
Skulpturat janë mirëpritur nga banorët e zonës që i gëzohen faktit se qyteti dhe treva e tyre po ndryshon çdo ditë. Infoelbasani.al

Loading...
Loading...
Loading...