Loading...

Nëse mendoni se vezët prej çokollate të Pashkëve tek supermarketi juaj janë të kushtueshme, kjo pastiçeri sfidon çdo parashikim.

Godiva, një pastiçeri luksoze belge, ka krijuar një vezë pashkësh veçanërisht për rastin, e cila kushton 10,000 paund. E punuar me dorë, veza është bërë nga çokollata e zezë e markës dhe është krijuar nga kuzhinierja e pastiçerisë.

Ajo, së bashku me tre kuzhinierë te tjerë kanë shpenzuar plot 200 orë për ta përfunduar.Frymëzimi për këtë copëz arti u mor nga lulet e pranverës.

Veza prej çokollate është stolisur me dorë me lule pasioni, petale fuchsia dhe zemra.

Loading...
loading...
Loading...