Loading...
1440164015285720384

Ministri grek i mbrojtjes kërcënon në kufi me Shqipërinë: Jemi gati për çdo situatë.

Një nga zyrtarët më të lartë grek, ministri i Mbrojtjes, Panos Kammenos ka vazhduar edhe sot duke bërë deklarata kërcënuese ndaj Shqipërisë, e duke i hedhur benzinë zjarrit për një konflikt të shtetit të tij me Turqinë dhe Shqipërinë.

Deklarata e tij provokuese ai i ka bërë gjatë ngritjes së postave ushtarake, në kufi me Shqipërinë, një lëvizje që sipas shtypit grek është bërë për të mbrojtur dhe rritur sigurinë e vendit.

Pasi ka folur për një përplasje me Turqinë, Panos Kammenos ka thënë se Forca e Armatosur greke është gati për çdo situatë. Ministri grek i Mbrojtjes ka folur dhe për deklaratat e kryeministrit Edi Rama, në lidhje me çështjen çame. Ai ka thënë se këto janë deklarata për konsum politik.

“Deklaratat e fundit nga Rama duhet të sjellin përsëri në kujtesën tonë se ata për të cilët ai flet ishin bashkëpunëtorë të nazistëve. Ne nuk do të pranojmë sfida të tilla. Ne nuk do të pranojë sfida të tilla, ne nuk do të pranojë raporte të tilla, të cilat infektojnë dhe historinë dhe të drejtën ndërkombëtare”, deklaroi Panos Kammenos.

Loading...
Loading...
Loading...