Loading...

 

Deklarata e Kryetarit të Partisë Demokratike, dega Elbasan z. Eugen Isaj:

Dje Kryeministri Edi Rama provoi edhe njëherë se e ka humbur besimin dhe mbështetjen e qytetarëve elbasanas.

Duke e parandjerë këtë braktisje masive, ai u përpoq që ti mbushë mendjen njerëzve duke zhvilluar një sërë takimesh, por që të gjitha rezultuan të dështuara. Dhe ja sepse:

Ai e nisi axhendën e tij me rrugën Elbasan-Tiranë, me mashtrimin më të madh që u ka bërë qytetarëve elbasanas dhe jo vetëm. Kanë kaluar mbi 6 vjet nga projekti që nuk po përfundon kurrë. Dhe ai nuk e ka për turp që të kapërdijë afatet që disa herë i ka caktuar vetë.

Dje sërish dëgjuam afate, pas dy muajsh me një korsi dhe përfundim të plotë para zgjedhjeve. Po. Kjo është e sigurtë. Për zgjedhje do të hedhë gjithandej asfalt elektoral. Por kush e beson më.

Pasi është fundosur me infrastrukturën rrugore dhe me PPP-itë e tij korruptive, Rama inspektoi spitalet e Elbasanit. Se çfarë do të shihte Rama në spitale, vetëm ai e di. Kur të gjithë e dimë se në spitale nuk ka kushte, se mungojnë ilaçet, se qytetarët paguajnë nga xhepi për gjithçka. Nuk ka fasadë që mbulon çek-apet korruptive të Ramës. Shëndetësia është pra një sektor tjetër ku kjo qeveri ka dështuar.

Më tej ai zhvilloi një vizitë në një biznes duke e reklamuar si të suksesshëm, kur dihet se kanë falimentuar e  janë mbyllur me mijëra biznese, sepse ata nuk kanë fuqi të paguajnë taksa, se mungon fuqia blerëse, pasi qytetarët janë zhytur në skamje dhe varfëri.

Kryeministri ynë dështak zhvilloi një takim në prefekturën e Elbasanit duke mbledhur drejtuesit e institucioneve , thjesht e vetëm me synimin për tu bërë presion, për ti intimiduara ata dhe administratën për zgjedhjet që po vijnë.

Dhe më në fund ai zhvilloi takim me studentët. Çfarë mund tu thotë Rama studentëve të Elbasanit, kur konvikti i tyre është në gjendje skandaloze, kur prej vitesh mungojnë investimet për godina e ambiente, për infrastrukturë, laboratore. Etj. Kur i ka rrënuara ata e familjet e tyre me taksa e detyrime. Dhe, pasi përfundojnë studimet, nuk kanë asnjë shpresë për punësim.

Rama thotë do heqim lekët e rrugëve e do ia japim universiteteve. Por kjo është një gënjeshtër që askush nuk e ha. Ai thjesht tenton të shtyjë ditët për të zgjatur qeverisjen e tij. Për të zhvatur sa të mundë nga ato pak ditë që i kanë mbetur. Sepse ai e parandjen humbjen. Ai është një Kryeministër i mbaruar. Ndaj edhe vizita në Elbasan ishte totalisht e dështuar.

 

Loading...
Loading...
loading...