Loading...
muzeu-etnografik-elbasan-ok
Bashkia Elbasan fton qytetarët të vizizojnë falas Muzeun Etnografik në këtë qytet. Ja çfarë thuhet në njoftimin e Bashkisë:
Vizitoni Muzeun Etnografik në 18 Maj!

Bashkia Elbasan ju fton të vizitoni Muzeun Etnografik të qytetit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, në 18 Maj.

Në Muzeun Etnografik të Elbasanit ekspozohen rreth 800 objekte të rralla të cilat do t’ju tregojnë shumë rreth historisë dhe kulturës tonë në shekuj.

Kjo iniciativë synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e muzeve në zhvillimin e shoqërisë.

JU MIRËPRESIM NË 18 MAJ, HYRJA FALAS

Loading...
Loading...
Loading...