Loading...

Rastet e vjedhjeve dhe grabitjeve kohët e fundit, duket se u kanë kallur „datën“ milionerëve në Elbasan të cilët kanë nxituar shpejt që të depozitojnë paratë nëpër banka.
Një burim u shpreh sot për infoelbasani.al se gjatë kësaj javë në bankat e nivelit të dytë në këtë qytet janë rritur depozitat dhe klientët kanë qenë milionerët që deri më tani i mbanin paratë nëpër banesa.
Jo vetëm nga qyteti, por edhe nga fshatrat ka pasur mjaft klientë që janë paraqitur në sportele.
Ndonëse interesat e bankave janë pothuaj zero, të paktën atje duket vendi më i sigurtë për të mbrojtur paratë.
Sipas specialistëve, jashtë bankave qarkullojnë shuma të mëdha të hollash dhe kjo ka të bëjë me kulturën shqiptare të ruajtjes së tyre. Por kjo mënyrë shpesh ka çuar në fund kursimet e gjithë jetës për mjaft shtetas, e madje ata kanë rrezikuar me jetën duke mbajtur paratë nëpër banesa.

Loading...
Loading...
Loading...