Loading...

 

Milani po vijon merkaton për sezonin e ri dhe së fundmi duket se ka hedhur sytë nga mesfushori shqiptar, Emanuele Ndoj i cili luan te Breshia dhe u ngjit këtë sezon në Serinë A.

Mesfushori 22-vjeçar me shumë mundësi do të largohet nga kjo skuadër për shkak të marrëdhënies jo të mirë me presidentin e Breshias dhe sipas asaj që shkruan “TuttoMercatWeb” për shqiptarin ka shfaqur interes Milani.

Trajneri i ardhshëm i kuqezinjve, Marko Xhiampaolo e pëlqen lojtarin dhe mendohet se do t’iu kërkojë drejtuesve të transferojnë mesfushorin.

Ndoji ka luajtur 72 ndeshje me skuadrën italiane ku ka shënuar edhe 4 gola.

Për të marrë shërbimet e shqiptarit, Milani duhet të mposhtë edhe konkurencën e Bolonjës, megjithëse dëshira e lojtarit do të ishte të transferohej në Milano.

Burimi: Tuttomercatoweb| JOQ Albania

Loading...
Loading...
Loading...