Loading...

Fytyra e rindërtuar e Myrtis, vajzës që lindi rreth 2500 vjet më parë në Athinë, e që humbi jetën nga ethet e tifos. Ajo vjen në Tiranë për të na dhënë një mesazh të rëndësishëm , kujdesin ndaj brezave të ardhshëm.

Nga kjo e premte në COD do të qëndrojë e hapur ekspozita “Myrtis: Ballë për ballë me të shkuarën që vjen nga muzetë e mëdha të Greqisë.

“Myrtis mbart në vetvete shume mesazhe, të cilat janë shumë të vjetra, por esh shumë bashkohore në të njëjtën kohë. Në historinë e saj, Myrtis na kujton historinë e paqes dhe nevojën për trajtimin e sëmundjeve, sidoms atyre që prekin fëmijët”, tha Eleni Sourani, Ambasadore e Greqisë në Tiranë.

Një shumëllojshmëri objektesh arkeologjike e teknologjike, piktura, skulptura, fotografi, vizatime dhe instalacione tregojnë histrinë e kësaj vajze të veçantë, që u kthye në një “Mike të Kombeve të Bashkuara” dhe tashmë është “ringjallur” për t’u bërë një zë i fuqishëm në parandalimin e sëmundjeve që prekin fëmijët.

“Lufta kundër çdo lloj sëmundje duhet të kalohet. Asnjë njeri nuk duhet të vdes sot nga sëmundhet që janë të kurueshme”, tha Nora Kushti, zëdhënëse e OKB në Shqipëri.

Rikthimi i Myrtis është konsideruar si një kontribut I madh për shpëtimin e fëmijëve 2500 vjet pas lindjes së saj dhe që ajo nuk i njohu kurrë.

“Për rindërtimin e fytyrës së Myrtis u nevojitën 30 vite pune. Ishim një grup shumë i madh pune, pothuajse 30 shkencëtarë nga fusha të ndryshme”, u shpreh Prof. Manolis PAPAGRIGORAKIS, ideator dhe kurator i ekspozitës.

Ekspozita do qëndrojë e hapur për publikun deri më 6 tetor.t.ch

 

Loading...
Loading...
Loading...