Loading...

 

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka përshëndetur votimin e ndryshimeve kushtetuese nga parlamenti maqedonas për ndryshimin e emrit, në bazë të marrëveshjes me Greqinë.

Basha e ka quajtur “një hap historik për konsolidimin e rajonit”.

“Përshëndes votimin e ndryshimeve kushtetuese nga Parlamenti i Maqedonisë Veriore.

Ky akt i përgjegjshmërisë së lartë politike është një hap historik për konsolidimin e rajonit si pjesë e familjes Euroatlantike që forcon paqen, sigurinë dhe vlerat demokratike”, shkruan Basha në një shënim në Twitter.

Loading...
Loading...
loading...