Loading...

Mbrëmjen e djeshme një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Laçit, ku nga një përplasje me armë kanë humbur jetën dy kushërinj. Viktimat janë Mikel Jushi dhe Jani Jushi.

Ndërsa ditën e sotme dy persona janë shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohen se janë autorët e ngjarjes së djeshme të ndodhur në Laç.

Ata janë Vincenc Pali (Bushi) dhe Markel Bushi. Ky i fundit ishte në kërkim për dy krime të mëparshme, por kjo nuk e pengonte të shëtiste lirshëm në qytet.

I dyshuari Markel Bushi, në vitin 2012 ai së bashku me shokun e tij, Daniel Shyti grabitën disa vajza që po shkonin në Kishën e Laçit dhe njërën prej tyre e qëlluan me armë.
Pas ngjarjes ata u arrestuan.Gjykata e dënoi Danjel Shtyin me 6 vite burgim në vitin 2013. Ndërkohë që Markel Bushi nisi gjykimin e tij në gjykatë duke mos kërkuar as gjykim të shkurtuar, por më pas arriti të arratisej duke u dënuar në mungesë me 9 vite burg.

Prej vitit 2013, ai ndodhej në kërkim nga policia nën akuzën e vjedhjes me armë.

Në 21 nëntor të 2017, policia organizoi një operacion për arrestimin e tij, por Markel Bushi qëlloi me armë në drejtim të efektivëve dhe arriti që të humbte gjurmët duke u arratisur, ndërkohë që mbrëmë së bashku me Vincenc Palin (Bushin) vranë dy kushërinjtë.

Lidhur me ngjarjen janë marrë në pyetje nga policia 23 perona. Një i dyshuar i tretë si autor i ngjarjes është edhe M. B., 23 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar të vrasjes së dy shtetasve, ndodhur mbrëmjen e djeshme.
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 1 Laç, Kurbin, ku pas një konflikti për motive të dobëta u plagosën me armë zjarri dy shtetas të cilët më pas gjetën vdekjen në një nga spitalet private në Tiranë, Policia ngriti një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Menjëherë sa është marrë njoftimi, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë së Kurbinit si dhe grupi hetimor. Në vijim janë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët që lidhen me qytetin e Laçit si dhe disa pika kontrolli në akset kryesore rrugore, Milot -Lezhë, Milot -Kurbin -Tiranë.
Me mbështetjen e FNSH, janë kryer një sërë kontrollesh në banesa e vende të dyshimta ku mund të ishin fshehur autorët, si dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë, 23 persona të cilët u pyetën në lidhje me ngjarjen.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, rezultoi se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një konflikti të çastit, dhe se autorët e dyshuar të vrasjes janë shtetasit: M. B., 25 vjeç, M. B., 23 vjeç dhe V. B., 28 vjeç, të tre lindur e banues në Kurbin.
Policia e Kurbinit vijon kontrollet intensive për gjetjen dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Kurbin, për veprime te mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera të cilësuara, në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 79/dh, 25 dhe 278/1 të Kodit Penal.”

Loading...
Loading...
Loading...