Loading...

Një vajzë 17 vjeçe dhe dy burra u arrestuan në Uashington, nën akuzën e vrasjes së një 24-vjeçareje dy vjet më parë. Autoritetet thonë se ajo nuk ishte objektivi i synuar.

Alisha Canales-McGuire u qëllua për vdekje në orët e hershme të mëngjesit më 20 shtator 2017 në Everett, tha Zyra e Sheriffit në Snohomish të hënën. Trupi i saj u gjet në derën e banesës, shkruan Fox News.

Në njoftimin e policisë dhe të mediave lokale thuhet se objektiv për t’u vrarë kishte qenë motra e së ndjerës, e cila në momentin e krimit nuk kishte qenë në banesë, por kishte dalë në qytet.

Zyra e Sherifit njoftoi se ish-burri, Kevin Lewis, 31 vjeç, kushëriri i tij, Jerradon Phelps, 19 vjeç, dhe adoleshentja (nuk u identifikua për shkak të moshës së mitur) akuzohen për vrasje.

Lewis akuzohet se i ka ofruar Phelps dhe vajzës 2 400 dollarë për të vrarë ish-gruan e tij, mirëpo fatkeqësisht kishte ngatërruar objektiv.

Loading...
Loading...
loading...