Loading...

Vrasja e administratorit të fshatit Kotë, Argjil Gjoka ka çuar në pranga 3 persona.

Biurime nga policia thanë se për vrasjen e ndodhur mesditën e djeshme janë arrestuar tre persona, kushërinj me njëri-tjetrin.

Të arrestuarit te dyshuar per vrasje janë: Arif Bejtaj, Jaçe Bejtaj dhe Namik Bejtaj.

Arif Bejtaj është arrestuar në spital pasi ishte plagosur në këmbë.

Argjil Gjoka u vra dje në fshatin Kotë, pas një sherri të ndodhur për shkaqe pronësie mes disa kushërinjve.

Njësia administrative ishte duke rregulluar drejt zonës së Mavrovës kur ndodhi sherri që përfundoi me vrasjen e Gjokajt.

Loading...
loading...
Loading...