Loading...

Pak minuta pas vrasjes së avokatit Ravik Gurra, drejt Elbasanit kanë mbërritur forcat Renea. Ato kanë ushtruar kontrolle në rrugët dhe lagjet e Elbasanit si dhe në hyrje dhe daljet e këtij qyteti. Kontrolle janë ushtruar edhe në akse kombëtare dhe rrugë dytësore që lidhin Elbasanin me qytete apo fshatra të Shqipërisë.
Sipas të dhënave të policisë në komisariat janë shoqëruar disa persona të cilët janë marrë në pyetje.
Ende nuk ka asnjë të dhënë lidhur me autorët e atentatit.
Ravik Gurra u ekzekutua në orën 19.35 në një lokal në qendër të Elbasanit.
Autorët mendohet se u larguan me një automjet i cili u gjet i djegur pak munuta më vonë në periferi të Elbasanit në afërsi të fshatit Bradashesh.

Loading...
Loading...
Loading...