Loading...

Autoritetet gjyqësore në Greqi kanë vendosur që të shtyjnë akoma më tej periudhën e paraburgimit për shqiptarin dhe grekun, të akuzuar për përdhunimin dhe më pas vrasjen e studentes helene Heleni Topaloudi.

Mediat e vendit fqinj shkruajnë se ka gjasa që gjyqi të shtyhet edhe për 6 muaj pas kësaj date. Arsyeja është se autoritetet në shtetin grek duan të mbledhin akoma më shumë prova si dhe krimi për të cilin akuzohen i riu nga Shqipëria dhe Greqia është tejet i rëndë.

Në artikull shkruhet se studentja Helena Topaloudi nga Janina shkoi për studime në ishullin e Rodosit në Universitetin e Studimeve Mesdhetare. Gjatë studimeve të saj në Rodos, Topaloudi ishte e pa shoqërueshme me miq. Në këto rrethana, edhe për shkak të largësisë së madhe nga prindërit e saj, ajo ishte e prirur për t’u shoqëruar me persona që ishin disi të panjohur për të.

Vajza u thirr në apartamentin e pushimeve të njërit prej të akuzuarve me qëllim që të kryente marrëdhënie me të. Vajza nuk pranoi dhe dy djemtë e kërcënuan me fjalë dhe me thikë.

Pasi vajza greke tha se do të denonconte të dy në polici, ata e rrahën edhe më keq atë. Situata u agravua dhe dy djemtë e dërguan në një shkëmb të renë e më pas e hodhën atë nga largësia në det. Ngjarja e rëndë troniditi opinionin publik të Greqisë dhe vendasit organizuan edhe një protestë masive për rastin makabër.

Loading...
Loading...
Loading...