Loading...

12695702_972688912767516_1692604140_n

46 persona janë shoqëruar në policinë e Elbasanit gjatë natës së kaluar për tu marrë në pyetje lidhur me ngjarjen ku mbetën të vdekur 3 shtetas dhe u plagosën 8 të tjerë.

Gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit forcat  Renea,  FNSH  dhe  Policia  e  Elbasanit  kanë  ushtruar  dhjetëra  kontrolle  në  banesa,   në  Elbasan,  Peqin,  Cërrik,  Librazhd  e  Gramsh.

Gjithashtu në akset kryesore që lidhin Elbasanin me Librazhdin, Tiranës, Peqinin, Gramshin, Cërrikun etj,  janë  ushtruar kontrolle në automjete  të  dyshuara  që  mund  të  lëviznin  autorët.

Qindra forca policie kanë krehur  me  këmbë  zona  kodrinore  e  fushore ku  dyshohet   se  mund  të   fshihen  autorët  apo  mund  të  kishin  braktisur  makinën. Por deri më tani nuk ka asnjë shenjë që mund të lidhet me këtë ngjarje. Gjithashtu   janë  kontrolluar  mbi  150  garazhe makinash  në  hyrje  të  pallateve. Kontrollet vazhdojnë dhe ende nuk ka një emër që lidhet drejtpërdrejtë me masakrën.

Loading...
Loading...
Loading...