Loading...

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda la në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Fadil Kasemin, i akuzuar për vrasjen e ish-gruas së tij, gjyqtares Fildez Hafizi.

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda la në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Fadil Kasemin, i akuzuar për vrasjen e ish-gruas së tij, gjyqtares Fildez Hafizi. Kasemi u shpall fajtor edhe për armëmbajtje pa leje dhe rrëmbim personi.

Kujtojmë se në gjykimin në Shkallë të Parë, Fadil Kasemi e pranoi fajësinë për vrasjen, ndërsa tha që kjo ka ardhur si pasojë e dyshimeve për tradhti. Ndërkohë për akuzën e rrëmbimit, Kasemi e mohoi duke pretenduar se e ka udhëzuara atë që ta çonte në Komisariat dhe jo të arratisej. Avokati Ilia Ilia kërkoi asokohe kërkoi lehtësimin e masës së dënimit, duke kërkuar nga gjykata një dënim me 25 vite burg, por u rrëzua atëherë dhe tani në apel.

Vrasja e gjyqtares në 31 gusht të vitit 2017 zbuloi edhe disa skandale të drejtësisë. Disa vite më parë, Kasemi kishte tentuar ta vriste ish-bashkëshorten në Durrës, por e ndaluan fëmijët dhe gjykata në atë kohë e dënoi vetëm për armëmbajtje pa leje dhe plagosje të lehtë, por jo për tentativë vrasje. Ndërsa në gusht të 2017, ai e vrau në Tiranë.

Loading...
Loading...
Loading...