Loading...
Loading...

Mbrëmjen e së premtes një 30-vjeçar humbi jetën pas u qëllua me armë zjarri, në fshatin Kaftall në Pukë.

Edhe pas ndërhyrjes së mjekëve, Petrit Biba nuk mundi t’u shpëtonte plagëve që kishte marrë në bark.

Ditën e sotme është dorëzuar edhe autori i ngjarjes, Enderis Doda, 25 vjeç nga Tirana, i cili ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale.

Ai ka treguar se me viktimën kanë qenë miq të ngushtë, dhe në momentin e ngjarjes kanë qenë duke luajtur me armën, e për fat të keq është shkrepur aksidentalisht.

Doda ka treguar se ata jetonin në një shtëpi të përbashkët, pasi po punonin në një hidrocentral që po ndërtohej në fshatin Vrith.

Paas ngjarjes, Doda është fshehur në pyllin e fshatit pasi ka deklaruar se ka qenë në gjendej të rënduar psikologjike, e më pas, me një makinë të rastit, ka shkuar në Policinë e Shkodrës ku është vetëdorëzuar.

Sakaq, materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Pukë për veprime të mëtejshme./Panorama

Loading...
loading...
Loading...