Loading...
Loading...

 

20-vjeçari shqiptar, Aleksandër Luca, do të përballet me të tjera akuza  në Greqi, në gjykimin e tij për vrasjen e një studentje greke, të bërë në bashkëpunim.

Luca është duke vuajtur masën e sigurisë në burgun e Grevanas në Greqi, por për të janë bërë akuza për abuzime të tjera seksuale.

Mediat greke kanë shkruar sot se kanë qenë tre vajza të tjera të cilat kanë dëshmuar kundër tij dhe e akuzojnë për tentativa përdhunimi. Megjithatë, tre vajzat nuk kanë bërë denoncim formal në polici ndaj 20-vjeçarit shqiptar.

Aleksandër Luca së bashku me shokun e tij grek akuzohen se kanë dhunuar për vdekje studenten greke Eleni Topaloudi, trupin e së cilës e hodhën më pas në det.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fund të muajit Nëntor 2017 në ishullin Rodos.

Loading...
loading...
Loading...