Loading...

Vdes në spital nga një plumb me armë në gjoks, kreu i njëjsisë adminsitrative në Kotë, Argjil Gjoka. Ai mori një plumb në gjoks dhe u transportua në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Vlorës ku gjatë ndërhyrjes kirurgjikale ndërroi jetë në sallën e operacionit.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Mavrovë, ku Gjoka mësohet se ndërhyri në sherrin mes dy vëllezërve që po konfliktoheshin për çështje pronësie, por në tentativë për t’i ndarë ata mori një plumb në gjoks.

E njoftuar për ngjarjen policia është nisur në vendin e ngjarjes ndërsa autorët, të identifikuar nga policia, ende nuk janë kapur.

Në nëntor të 2018-ës, është vrarë me armë ish-kreu i njësisë Administrative Kotë në Selenicë, Fatmir Hodo. Për ngjarjen në atë kohë u arrestua 44-vjeçari Admir Delaj nga fshati Gumenicë

Delaj qëlloi Hodon me armë gjahu pas një bisede të tensionuar për çështje pronësie, në hyrje të një lokali ndërsa të dy kishin konsumuar pije alkoolike bashkë disa minuta para se të ndodhte ngjarja. Pas vrasjes së Fatmir Hodos, vendin e tij e zuri Argjil Gjoka, ku për rastësi, kryeadministratori u qëllua sërish për një konflikt me në qendër çështjes e pronësisë, edhe pse vetë ai nuk ishte objektivi.

Sipas informacioneve të marra nga spitali i Vlorës, sot ka mbërritur i plagosur edhe një 19-vjeçar me inicialet A.B. Por nga sa raportohet nga gazetari Xhelili, dy ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, pasi i riu është plagosur në qytetin e Vlorës. Mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Loading...
Loading...
Loading...