Loading...

Vritet dhe hidhet në anë të liqenit një grua.

Një grua është gjetur e pajetë nga qytetarë të rastësishëm, pranë bregut të liqenit të Sharrës në Tiranë, ndërsa hetimet e policisë çojnë drejt vrasjes. Gruaja, ende e paidentifikuar nga autoritetet, është e moshës rreth 40-45 vjeç. Ajo është gjetur e pajetë nga banorët në bregun e liqenit të Sharrës, të cilët më tej kanë njoftuar Policinë.
Pas këqyrjes se trupit janë gjetur edhe 3 plagë plumbi në trupin e viktimës dhe dyshohet se është qëlluar 3 herë me armë zjarri.

Trupi i 45-vjeçares është gjetur pranë një ferre nga kalimtarët të cilët kanë njoftuar policinë.

“Rreth orës 08:18, pranë liqenit të Sharrës është gjetur një trup i pajetë, i gjinisë femër, e moshës rreth 40-45 vjeçe. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e trupit të pajetë”- thuhet në njoftimin e policisë.

Loading...
Loading...
loading...