Loading...

Sipas burimeve dyshohet se konflikti ka ndodhur për shkaqe pronësore.

Janë plagosur katër persona në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë. Sipas fotove nga mediat kosovare, personat janë të shtrirë në tokë. Bajram Krasniqi, zëdhënës në Policinë e Kosovës ka konfirmuar se gjuajtja me armë ka ndodh rreth orës 15:40 dhe njësitet policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin. Një person ndodhet në gjendje të rëndë kurse tre të tjerët janë në gjendje më të lehtë.

Ndërsa burime për median “Klan Kosova” thanë se dyshohet që konflikti ka ndodhur për cështje pronsore. Deri më tani nuk dihen rrethanat dhe motivet e kësaj vrasjeje. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë thënë se aty e kanë parë një person me kallashnikov.

Sipas te dhenave nje nga te plagosurit ka nderruar jete.
Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, e cila po heton për shkaqet e këtij krimi. Deri më tani, nuk dihet asgjë rreth vrasjes dhe as identiteti i viktimës dhe të plagosurve.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë thënë se aty e kanë parë një person me kallashnikov.

Loading...
Loading...
Loading...