Loading...

Sulmuesi shqiptar, Xherdan Shaqiri është i fiksuar pas makinave.

Futbollisti i Liverpoolit i ndryshon shpesh mjetet e tij, ndërsa është gjithmonë fans i makinave të shpejta.

Aktualisht ai ka në pronësi disa makina superluksoze.

Sipas “The Sun”, Shaqo disponon momentalisht, dy “Rolls Royce”, një “Bentley”, një “Mercedes G-Wagon”, plus një koleksion të Volkswagen-it.

Le t’iu hedhim një sy makinave të tij:

Rolls Royce Wraith, ngjyrë e zezë- Është aq e mirë, sa edhe Shaqiri e ka blerë një të zezë. Kjo makinë përshkruhet si modeli më i fuqishëm dhe i bukur, që dallon falë dyerve të saj, që hapen prapa.

Bentley- një makinë klasike, që mund ta kishte çdo lojtar i Premier League. Parkimi i Manchester United ishte njëherë i mbushur me to. Edhe Shaqiri ishte, gjithashtu, një tifoz i vërtetë i këtij modeli.

Mercedes G-Wagon – Një tjetër makinë e preferuar nga futbollistët në Premier League. G-Wagon i Shaqirit ka një motor 5.5 litra, në gjendje të ecë me shpejtësi deri në 130mph. Ka motor 571BHP. Ish-lojtari i Stoke e ka blerë një Mercedes të tillë, plot shkëlqim.

VW Touareg – Kur nuk udhëton me Roller, ose Bentley, Xherdan Shaqiri ka edhe disa makina të tjera modeste. Shqiptari i Zvicrës, gjithashtu, posedon një Volkswagen Touareg 4×4, e cila kushton më së paku 47.165 euro dhe është bërë për të rivalizuar Audi Q7, Porches Cayenne dhe BMW X5. Shpejtësia e kësaj makine arrin shpejtësinë 0-60 mph në 5.6 sekonda.

VW Arteon- Një tjetër makinë në garazhin e Shaqirit është VW Arteon. Kjo makinë fillon nga çmimi 34.745 stërlina.

Rolls Royce Wraith – Është një makinë e pëlqyer shumë nga elita e futbollistëve. Një të tillë e kanë në pronësi Lukaku dhe Pogba, me motor të fuqishëm V12, që harxhon 6.6 litra dhe mund të arrijë shpejtësinë 60 mph në 4.4 sekonda. Një makinë që të garanton një udhëtim të qetë dhe kushton më shumë se 250.000 stërlina.

loading...
Loading...
Loading...