Loading...

Shqipëria fitoi sonte 2 me 0 me Moldavinë në ndeshjen e katërt në grupin kualifikues H, të vlefshme për eliminatoret e EURO 2020. Dhe natyrisht si gjithmone fitoret e ekipit tone kombetar realizohen ne Elbasan Arena qe eshte si “Xhevahir” per Kombetaren.

Në “Elbasan Arena”, kuqezinjtë presin Moldavinë, në një sfidë ku kërkohet me patjetër fitorja, për të kthyer faqen, edhe pse ndeshja e parë me Edi Rejan në stol përsëri u mbyll me humbje. Në ndryshim nga ndeshja me Islandën, Reja ka kryer katër ndryshime në formacion.

Mavraj në vendin e Dermakut, ndërkohë që krahët e modulit 3-5-2 nuk ndryshojnë, me Lenjanin dhe Hysajn. Ndërkohë, Basha i ka lënë vendin Kaçes, ndërsa Xhaka Ramadanit.

Ndryshime edhe në sulm, ku Uzuni dhe Sadiku, janë titullarë, teksa në Islandë ishin Cikalleshi dhe Balaj. Pas 3 ndeshjeve të para, Shqipëria gjendet në vendin e katërt me 3 pikë, po aq sa edhe Moldavia. Duhet theksuar se atmosfera në “Elbasan Arena” është tepër e vaktët, ku numri i tifozëve të pranishëm nuk i kalon 4 mijë.

Cikalleshi 65′, Ramadani 90+2′

KOMENTI LIVE:

90+2′ GOOOOOL SHQIPËRIA 2-0/ Fantastik Ylber Ramadani. Supergol i mesfushorit shqiptar.

83′ Shqipëria kryen zëvendësimin e tretë dhe të fundit, largohet Ergys Kaçe, vendin e tij e zë Kristi Qose, i cili debuton me ekipin Kombëtar.

80′ Drithërima në portën e Berishës. Pranë golit moldavia. Pas një harkimi nga e djathta, Boicuic gjuan bukur me kokë, topi shkon ngjitur me traversën. Rast i artë për miqtë.

Cikalleshi 65′

KOMENTI LIVE:

65′ GOOOOOL SHQIPËRIA 1-0/ Cikalleshi kalon në avantazh kuqezinjtë.

61′ Moldavia provon të rrezikojë me Antoniuc, gjuajtja e mesfushorit shkon jashtë kuadratit.

59′ Tjetër zëvendësim te Shqipëria, largohet Lenjani, vendin e tij e zë Odise Roshi.

58′ Shqipëria kryen zëvendësimin e parë, largohet nga loja Sadiku, vendin e tij e zë Cikalleshi.

56′ Kapiteni Amas ndëshkohet me karton të verdhë për faull në mesfushë.

55′ Sadiku lëviz bukur brenda zonës dhe provon me një gjuajtje me të djathtën, por topi ndalet nga mbrojtësit.

54′ Tjetër rast i rrezikshëm i moldavëve. Tamashkan, shkarkon të djathtën, gjuajtja e tij shkon ngjitur me shtyllën e Berishës.

52’ Sadiku luan mirë në zonë dhe kërkon hapësirë për të krosuar megjithatë largohet topi në goditje nga këndi.

48′ Drithërima në portën e Shqipërisë. Suvorov lëviz bukur në hyrje të zonës, por gjuajtja e tij ka qenë e gabuar.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka ndryshime në formacionet respektive.

Mbyllet pjesa e parë.

45′ Nuk akordohet asnjë minutë shtesë.

39′ Damashkan provon të surprizojë me një goditje nga distanca, topi shkon në duart e portierit Berisha.

35′ Kaçe kroson bukur nga e djathta për Abrashin, i cili i ndodhur shumë pranë portës, nuk arrin ta devijojë topin me kokë.

32′ Mbrojtësi i Moldavisë, Armas, prek topin me dorë brenda zonës, për gjyqtarin gjithçka e rregullt. Protestojnë futbollistët e Shqipërisë.

30′ Mbyllen 30 minutat e para të ndeshjes. Kuqezinjtë ushtrojnë presion të vazhdueshëm në portën kundërshtare, në kërkim të golit.

25′ Përsëri Shqipëria në kërkim të golit. Hysaj harkon në zonë për Uzunin, por gjuajtja e këtij të fundit shkon jashtë kuadratit.

24′ Shpëtojnë për mrekulli moldavët. Sadiku provon me një predhë nga jashtë zonës, grushton portieri mik. Topi shkon më pas te Lenjani, i cili gjuan me të majtën, por ndalet nga mbrojtësi kundërshtar.

19′ Mundësi e mirë për Shqipërinë. Abrashi i vetëm brenda zonës, ka goditur në mënyrë të gabuar, duke e dërguar topin jashtë kuadratit. Nuk koordinohet siç duhet mesfushori kuqezi.

17′ Hysaj nis një tjetër top drejt zonës për Uzunin, por ky i fundit nuk arrin ta kontrollojë. I vëmendshëm portieri moldav.

12’ Abrashi provon të ndërmarrë një sulm dhe e nis topin në zonë për Uzunin megjithatë pasimi është më i lehtë seç duhet.

8′ Rast ideal për Shqipërinë. Pas një harkimi nga e majta e Lenjanit, topi ka shkuar te Hysaj, i cili ka qenë i pafat, duke mos shënuar nga fare pranë portës.

7′ Hysaj dhuron spektakël në krahun e djathtë, provon të shërbejë për Uzunin, por ky i fundit, nuk e kontrollon siç duhet topin, duke gabuar.

3′ Reagon menjëherë Shqipëria. Hysaj provon të harkojë një top të rrezikshëm në qendër të zonës për Uzunin, por gjuajtja e futbollistit beratas përfundon mbi kuadrat.

2′ Moment i vështirë në zonën kuqezi. Pas një gabimi nga ana e Mavrajt, për pak sa nuk përfitojnë miqtë nga Moldavia. Kontrollon gjithçka portieri Berisha.

1′ Ka startuar sfida në “Elbasan Arena”.

1′ Ka startuar sfida në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET

Shqipëria: Berisha, Ismajli, Veseli, Mavraj, Hysaj, Lenjani, Kaçe, Abrashi, Ramadani, Uzuni, Sadiku. Trajner: Edi Reja.

Moldavia: Koselev, Jardan, Efros, Armas, Antoniuc, Cebotaru, Karp, Reabciuk, Suvorov, Ginsari, Damaskan. Trajner: Aleksrandru Spiridon.

Loading...
loading...
Loading...