Loading...

Është aktorja italiane më e vlerësuar dhe e njohur në botë. Një mit i kinemasë, ende në jetë: Sofia Loren mbush 85 vjec dhe feston një karrierë të gjatë në kinema.

Karrierë kjo e filluar në vitet 50 dhe që vazhdon: prej pak kohësh ka përfunduar xhirimet e filmit të të birit, Edoardo Ponti “La Vita davanti a se”.
Janë të shumtë sukseset e saj: 2 çmime Oscar dhe 5 golden globe, një kupë Volpi, Prix-i i Kanës, 10 çmime David të Donatelos, Ariu i artë dhe luani i artë për karrierën.

Janë të paharrueshëm filmat e saj me Vittorio de Sica, Marcello Mastroianin, Richard Burton etj. Madje me këtë të fundit, në filmin Cocarja, ka marrë edhe çmimin Oscar, i pari që i jepet një aktoreje në një film jo në gjuhën angleze.

Një rol, që e bëri të hyjë në Olimpin e yjeve të Hollivudit. Ajo madje ka hyrë edhe në librin e rekordeve Guinness si aktorja italiane më e vlerësuar në botë.

Loading...
Loading...
Loading...