Loading...
Loading...

 

 

Një shqiptar u vra sot në burgun e Koridhalos në Greqi. Arbër Bako u godit disa herë me thikë. Mirëpo Bako nuk është një emër i panjohur i kronikës së zezë në Greqi. Ai është autori i një ngjarje të rëndë në zonën e Pireut ku hapi breshëri kallashnikovi drejt një lokali duke plagosur 15 persona.

Gazetari i ABCNews në Greqi Robert Goro tha se: “Viktima është skeduar që në vitin 2014 kur shtiu në një bar në zonën e Pireut duke plagosur 15 persona. Bako karakterizohej si një person tepër i dhunshëm ndërkohë që krahas vrasjes së avokatit Zafeiropulos, emri i tij ishte përmendur në tentativën e vrasjes së një avokati tjetër. Me këtë rast Bako u dënua me 23 vjet burg.

Duket që personat që e kishin urdhëruar vrasjen sepse Bako thjesht ishte ekzekutori, dhe donin të zhduknin avokatin ndoshta kanë dashur të zhdukin edhe Arbër Bakon që të mos flasë në gjyq. Një tjetër version që hedhin mediat greke është se ishte një grup kundërshtar në burgun e Koridhalosit dhe në momentin që Bako ka shkuar në burg dhe e kanë futur në qeli e kanë vrarë”, tha Goro.

Bako u arrestua në Nëntor të vitit 2014, pas të shtënave me armë në një bar në zonën bregdetare, ku u plagosën 15 persona. Krahas kësaj, ai u akuzua dhe për një vrasje në tentativë ndaj një avokati grek, po në vitin 2014.

Loading...
Loading...
loading...