Loading...

Zbardhen emrat e aksidentit tragjik që ndodhi sot në baipasin e Peqinit në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjocajve”.

Pikërisht në këtë vend një automjet tip Toyota me targë AA 801 XD është përplasur fuqishëm me një mjet tip Golf me targë AA 299 EC.

Në mjetin tip Toyota udhëtonin Gëzim Braho, bashkëshortja e tij Fatime Braho, dhe të afërmit e tyre Ismail Hoxhallari, Floront Hoxhallari dhe Kristion Hoxhallari. Ndërsa në mjetin tip Golf ishte drejtues Kamber Beqiri.

Si pasojë e kësaj përplasje ka humbur jetën në vend Fatime Braho 65 vjeçe dhe në gjendje kritike për jetën është bashkëshorti i saj Gëzim Braho i cili është nisur për një shërbim më të specializuar drejt spitalit të traumës në Tiranë.

Fillimisht të aksidentuarit kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Peqinit, e më pas janë transportuar për në spitalin e Elbasanit.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe një grup hetimor që po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave dhe parakalimi i gabuar i njërit prej automjeteve.

Personat që u përfshinë në aksident ktheheshin nga një gëzim familjar.

Deri në mesditë, nuk ka pasur një komunikatë zyrtare të plotë të policisë lidhur me këtë aksident.

Loading...
loading...
Loading...