Loading...

Pavarësisht faktit se dy kampet kryesore politike në vend kanë dhënë shenja tërheqje nga qëndrimet e deritanishme duke i hapur rrugë dialogut, Komisioni Qendror i Zgje-dhjeve ka administruar kandidaturat për 91 kandidatë për kryetar bashkie për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Përveç 61 kandidatëve të Partisë Socialiste, në KQZ janë dorëzuar edhe kandidaturat për 30 kandidatë të tjerë, pjesa kryesore nga Partia Bindja Demokratike e drejtuar nga Astrit Patozi dhe vetëm pak kandidatë të tjerë që janë paraqitur ose të si të pavarur ose si përfaqësues të koalicionit “Shpresa për Ndryshim”.

ASE
Koalicioni i Partisë Socialiste “Aleanca për Shqipërinë Europiane” ka regjistruar kandidat për kryetar bashkie në të bashkitë e vendit. Pra, në total janë 61 kandidat, të cilët në pjesën dërmuese të tyre vijnë si përfaqësues të Partisë Socialiste, dhe vetëm dy raste si përfaqësues të partive aleate, siç është rasti i Bashkisë Pustec dhe ajo Finiq. Sa i përket listës së kandidatëve socialistë bie në sy se një numër i madh kandidatësh rikandidojnë dhe ku kampion është Gëzim Topçiu i Maliqit që synon mandatin 6 në krye të kësaj bashkie. Pas tij vjen Adriatik Zotkja që garon për një mandat të katërt. Natyrisht që në listën e kandidatëve që rikandojnë është edhe Erion Veliaj në Tiranë, Armando Subashi në Fier apo Dritan Leli në Vlorë. Lista e PS-së ka disa emra të rinj në disa bashki kryesore siç është Gledian Llatja në Elbasan, Valdrin Pjetri në Shkodër apo edhe Valbona Sako në Durrës. Gjithashtu, lista e PS-së ka dhe një risi tjetër pasi 5 nga kandidatët që garojnë në këto zgjedhje vijnë nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. ata janë Ilir Xhakolli që garon në Pogradec, Pjerin Ndreu që garon në Lezhë, Rakip Suli në Kamëz, Nuri Belba në Përrenjas dhe Flamur Golemi në Gjirokastër. Ndërkohë që jashtë listës së PS për këto zgjedhje kanë mbetur disa emra të njohur si ai i Vangjush Dakos që e drejton Bashkinë e Durrësit prej 12 mandatesh, po aq sa edhe Qazim Sejdini në Elbasan, i cili po ashtu nuk është pjesë e listës.

Bindja Demokratike
E krijuar me urgjencë vetëm javët e fundit, Partia Bindja Demokratike ka mundur të sigurojë vetëm 25 kandidatë që i ka regjistruar në KQZ. Në listën e BD-së bien në sy kandidimi në Tiranë i artistit Arben Skënderi që është edhe një nga themeluesit e saj. Ai do jetë kandidati i vetëm përballë Veliajt në Tiranë. Gjithashtu, Bindja Demokratike ka regjistruar kandidat edhe për Bashkinë e Beratit ku konkurron Pavllo Shkarpa përballë Ervin Demos së PS-së dhe Plarent Aleksit që kandidon si i pavarur. Gjithashtu, kjo forcë politike kandidon edhe në Mat me ish-deputetin demokrat Bedri Hoxha, i cili përballë do të ketë Ilmi Hoxhën. Një garë interesante të paktën në letër është ajo në Durrës ku konkurrojnë dy kandidate femra me emrat të njëjtë dhe mbiemra të përafërt. Kështu, përballë Valbona Sakos së PS konkurron Valbona Sakollari e BD-së. Ngjashmëria në emra dhe mbiemra mund të sjellë ngatërrimin e votuesve në zgjedhje. Ndërkohë që për Bashkinë e Korçës konkurron për Bindjen Demokratike Leonard Olli, i cili përballë do ketë Sotiraq Filon. Pavarësisht anagazhimit të Bindjes Demokratike për të paraqitur kandidatë, duhet thënë se në më shumë se gjysmën e bashkive PS nuk ka konkurrent në garën për kryetar bashkish, çka i bën votimet të pavlefshme. Gara në këto bashki është vetëm për këshilltarë bashkiakë.

Lista e kandidatëve të regjistruar

Berat
Ervin Demo (PS)
Plarent Aleksi (I pavarur)
Pavllo Shkarpa (BD)
Kuçovë
Kreshnik Hajdari (PS)
Poliçan
Adriatik Zotkaj (PS)
Skrapar
Adriatik Mema (PS)
Dejvis Hebibasi (BD)
Ura Vajgurore
Juliana Memaj (PS)
Bulqizë
Lefter Alla (PS)
Ilir Balla (BD)
Dibër
Dionis Imeraj (PS)
Shkëlzen Qoka (BD)
Klos
Ilmi Hoxha (PS)
Bedri Hoxha (BD)
Mat
Agron Malaj (PS)
Durrës
Valbona Sako (PS)
Valdona Sakollari (BD)
Krujë
Artur Bushi (PS)
Shijak
Elton Arbana (PS)
Arben Pohumi (BD)
Ardian Kokomani
(I pavarur)
Elbasan
Gledian Llatja (PS)
Belsh
Arif Tafani (PS)
Cërrik
Andi Salla (PS)
Merita Xhika (BD)
Gramsh
Klodian Taçe (PS)
Sabri Ibrahimi (BD)
Librazhd
Kastriot Gurra (PS)
Peqin
Lorenc Tosku (PS)
Përrenjas
Nuri Belba (PS)
Myslim Karriqi (AKZ)
Fier
Armando Subashi (PS)
Lushnjë
Fatos Tushe (PS)
Divjakë
Fredi Kokoneshi (PS)
Patos
Rajmonda Balilaj (PS)
Mallakastër
Qerim Ismaili (PS)
Robert Brahaj (BD)
Roskovec
Majlinda Bufi (PS)
Gjirokastër
Flamur Golemi (PS)
Tepelenë
Tërmet Peçi (PS)
Gëzim Malko (BD)
Këlcyrë
Klemend Ndoni (PS)
Shkëlqim Muhaj (BD)
Hazbi Kasaj (Zgjidhja)
Libohovë
Luiza Mandia (PS)
Memaliaj
Gjolek Guçi (PS)
Përmet
Alma Hoxha (PS)
Dropull
Dhimitër Tola (PS)
Korçë
Sotiraq Filo (PS)
Leonard Olli (BD)
Devoll
Eduard Duro (PS)
Fejzi Shaholli (BD)
Kolonjë
Erjon Isai (PS)
Fatjon Feka (BD)
Maliq
Gëzim Topçiu (PS)
Pogradec
Ilir Xhakolli (PS)
Pustec
Pali Kolevski
(Aleatët e PS)
Has
Liman Morina (PS)
Abedin Uruçi (BD)
Kukës
Safet Gjici (PS)
Abedin Uruci (BD)
Tropojë
Rexhë Biberaj (PS)
Edison Hasanaj (BD)
Shkodër
Valdrin Pjetri (PS)
Fushë-Arrëz
Fran Tuçi (PS)
Malësi e Madhe
Tonin Marinaj (PS)
Pjerin Spathari (BD)
Pukë
Gjon Gjoni (PS)
Vau i Dejës
Mark Babani (PS)
Lezhë
Pjerin Ndreu (PS)
Salvador Kaçaj (BD)
Kurbin
Majlinda Cara (PS)
Edmond Piroli (BD)
Mirditë
Ndrec Deda (PS)
Tiranë
Erjon Veliaj (PS)
Arben Skënderi (BD)
Vorë
Agim Kajmaku (PS)
Kamëz
Rakip Suli (PS)
Ylber Gjeta (BD)
Kavajë
Redi Kraja (PS)
Bledar Sinella (BD)
Rrogozhinë
Haxhi Memolla (PS)
Vlorë
Dritan Leli (PS)
Valbona Mezini (BD)
Konispol
Shuaip Beqiri (PS)
Sarandë
Ardian Gurma (PS)
Ilir Nikolla (BD)
Selenicë
Pellumb Binaj (PS)
Marildo Hodaj (BD)
Delvinë
Majlinda Qilimi (PS)
Himarë
Jorgo Goro (PS)
Finiq
Kristo Kiço (PS)
Leonidha Hristo (BD)

Loading...
Loading...
Loading...