Loading...

Albana Murataj, bashkëshortja e Admir Murataj është marrë në pyetje nga prokuroria e Krimeve të Rënda. Gruaja e Murataj ka sqaruar oficerët se kishte kohë që nuk takohej me Admirin, dhe nuk kishte asnjë informacion për shoqërinë e tij dhe vendet ku ai qëndronte.

Deklarata e Albanës:

Kisha 3 vite pa e takuar bashkëshortin”.
Krahas përpjekjeve për të zbuluar gjurmë të shokëve të Admir Muratajt, që përpara se të vritej ishte gjithashtu një i shumëkërkuar, prokurorët po rishikojnë një varg ngjarjesh të dhunshme të viteve të fundit në fushën e grabitjeve.

Mes të dyshuarve është edhe një i shumëkërkuar tjetër, si edhe një 38-vjeçar i cili është lakuar si anëtar i një grupi grabitësish që vepronte jashtë vendit.

Por, të gjitha këto janë dyshime për hetuesit të cilët pavarësisht çoroditjes hetimore, për diçka janë të sigurtë: Grabitësit e 9 prillit, përveç bashkëpunëtorëve që i ndihmuan për të çorientuar policinë teksa dogjën një makine në drejtimin e kundërt nga ata ishin fshehur, ky grup ka gjithashtu edhe bashkëpunëtorë të brendshëm në Aeroportin e Rinasit.

Gjithsesi, zyrtarisht Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka nxjerr asnjë urdhër-arresti për persona të dyshuar si të përfshirë në këtë krim të rëndë.

Loading...
Loading...
Loading...