Loading...

Padyshim që një episod që do mbahet mend nga finalja e Champions League mes Liverpool dhe Tottenham, është edhe ai i minutës së 25-të, kur një vajzë u fut gjysmë e zhveshur në fushë.

Gjesti i saj bëri namin teksa bjondja e quajtur Kinsey Wolanski u shndërrua në një nga personazhet më të komentuar gjatë dy ditëve të fundit.

Me hir ose me pahir, ajo u bë protagoniste e finales dhe tashmë është e njohur nga të gjithë.

Së fundmi, bukuroshes, nuk i ka munguar edhe dhurata speciale nga një përfaqësues i UEFA-s, edhe pse ka qenë një vendim personal i tij.

E ka konfirmuar vetë modelja në Twitter, me anë të një videoje, ku tregon një biletë nderi për mbrëmjen gala të Champions League.

Ajo shkruan:

Një djalosh simpatik, i cili punon për UEFA-n, më dha këtë në aeroport.
Një biletë simbolike për zonën Vip është një nga dhuratat klasike që UEFA përgatit për ata që marrin shërbimin e paketës më të rëndësishme në mbrëmjet gala.

Loading...
Loading...
Loading...