Loading...

Mjekët mund të kenë krijuar një pajisje që zbulon kancerin brenda disa minutash, me anë të një testi të thjeshtë frymëmarrjeje.

Ky test, i cili i nxjerr rezultatet brenda 7 minutave, mund të jetë gati për përdorim pas dy viteve ndërsa testet e para kanë nisur në Britaninë e Madhe.

Pajisja në fjalë përdor një ‘hundë elektronike’ e cila është e aftë që të zbulojë përbërësit që prodhohen nga tumoret.

Testet e para kanë nisur tashmë të kryhen tek njerëzit në dy spitale të NHS dhe dy të tjerë në SHBA, tek qindra pacientë.

Kjo pajisje është prodhuar fillimisht të për zbuluar kancerin e mushkërive, ndërsa pacientëve u kërkohet që të marrin frymë tek makineria për një minutë.

Më pas, analizat dërgohen tek një super kompjuter.

Pajisja zbulon kimikatet e prodhuara nga çdo lloj kancer, të njohura si ‘komponimet organike të paqëndrueshme’ dhe mund të ndihmojë në diagnostikimin e sëmundjes në faza shumë të hershme.

Burimi:Mail Online|JOQ Albania

Loading...
Loading...
Loading...