Loading...

Surprize arkeologjike ne Egjipt. Një mjet i lashtë egjiptian është gjetur në një dollap. Ai është një topuz, apo çekiç druri që daton 4500 vjet më parë dhe është përdorur nga mjeshtrit egjiptianë.

Mjeti i punës është gjetur në një dollap rrobash, ku ruhej aty nga rrezet e diellit. Fillimisht çekiçi u zbulua gjatë Luftës së Dytë Botërore në një shpellë afër Kajros.

Drejtuesi i ankandit, Charles Hanson tha se ky mjet me siguri ka ndihmuar në ndërtimin e tempujve të lashtë në qytetërimin egjiptian.

Artikulli, i cili del në ankand në muajin tetor, paraprakisht ka një vlerë shitje nga 2000-3000 paund.

Hanson  tha se topuzi ishte i përdorur, por në një gjendje të jashtëzakonshme.

Mjet është verifikuar nga Muzeu i Historisë Natyrore në Londër, dhe do të hidhet në ankand më 7 tetor.

cekic

Loading...
Loading...
Loading...