Loading...

 

Policia greke ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur 3 muaj më parë në lagjen “Petroupoli” të kryeqytetit grek, Athinë ku u gjet kufoma e një foshnjeje të sapolindur brenda një kazani plehrash.

Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar një 19-vjeçare shqiptare me origjinë shqiptare dhe nënshtetësi greke së bashku me nënën e saj 54-vjeçare.

E reja ka dhënë dëshminë e saj ën polici dhe ka pranuar krimin e rëndë duke shtuar disa detaje rrëqethëse.

Ajo kishte mbetur shtatzënë me një djalë të cilin kishte 7 muaj që ishte ndarë dhe më pas kishte kuptuar se kishte mbetur shtatzënë me të.

Deri në ditën që e kanë kapur dhimbjet e lindjes, shqiptarja e kishte mbajtur të fshehtë shtatzëninë nga nëna dhe vëllai i saj, me të cilët edhe jetonte.

19-vjeçarja e ka lindur foshnjën në banjën e shtëpisë së saj, madje edhe i ka dhënë gji dhe më pas i ka vënë kartopecetat në gojë që të mos dëgjohej e qara e fëmijës. Më vonë i ka lidhur një kordon rreth grykës dhe e ka mbytur.

Pas aktit barbar ajo i tregoi të vërtetën nënës së saj dhe së bashku futën foshnjën në një qese plastike dhe e hodhën në koshin e plehrave, ku u gjet nga një lypës.

Ajo ka dëshmuar në gjykatë se pas disa ditësh nga krimi i rëndë, kaloi pranë kazanit të mbeturinave dhe vendosi lule në mënyrë që ta falte Zoti për gabimin e bërë.

Loading...
loading...