Loading...

 

Zbulohen edhe dy kandidatët e Partisë Socialiste për bashkinë Cërrik.

Sipas informacioneve të marra nga selia rozë, rezulton se për bashkinë Cërrik janë në garë dy kandidatë, Andis Salla dhe Arben Ruçi.

Të dy këta kandidatë janë më të votuarit nga baza socialiste e kësaj bashkie. Por ende nuk dihet se cili prej tyre do të marrë „bekimin“ përfundimtar të kryesisë.

Bashkia Cërrik qeveriset nga LSI. Kryetari aktual, Altin Toska mbetet rival mjaft i fortë, për shkak se gjatë këtyre viteve ka punuar fort dhe ka konkretizuar mjaft projekte për komunitetin. Megjithatë opozita ende nuk ka marrë dhe ajo një vendim përfundimtar, pasi Toska duhet të mbështetet edhe nga PD dhe opozita që të mbajë mandatin.

Andis Salla

Arben Ruçi

Loading...
Loading...
Loading...