Loading...

Mbi 200 varre antike janë zbuluar gjatë gërmimeve të arkeologëve në Aklada, të Follorinës.

Gërmimet në veri të Greqisë zgjatën për rreth tre muaj, dhe konkretisht u zbuluan 209 varre, 131 prej të cilave datojnë në kohën e Bizantit dhe 75 të tjera janë të periudhës arkaike.

Nga të gjitha varret, 6 ishin më të dallueshme, pasi ishin të veçuara të rrethuara me gurë dhe të shtruara me pllaka guri. Fatkeqësisht, arkeologët zbuluan se në një pjesë të madhe të tyre varret janë plaçkitur. Sidoqoftë, ata arritën të bëjnë zbulime që i përkasin periudhës gjatë gjysmës së 2-të të shekullit të 6-të p.e.s.

Sipas arkeologëve, varret e lashta janë të “llojit Ilir” dhe në to u zbuluan armatura, heshta hekuri dhe helmeta ilire, por edhe zbukurime ari.

Dy shpata hekuri, dy shtiza dhe një helmetë bronzi ilire u gjetën të vendosura rreth një vazoje të dekoruar me një grua që mban një pëllumb dhe dhe një sfinks me lirë që qëndron mbi fron. Në një vazo tjetër dallohej një figurë mitike, ndoshta Herkuli.

Loading...
Loading...
Loading...