Loading...
Loading...

Foto Ilir Konomi

Kjo është një foto e gjetur në Arkivën e Departamentit të Shtetit nga gazetari shqiptar në Amerikë Ilir Konomi.

Bëhet fjalë për Urën e Kamare në fshatin Mirakë. Sipas prof Riza Hasa, pedagog i Arkeologjisë në Universitetin e Elbasanit, ura mbetet një nyje lidhëse mes dy degëzimeve të rrugës së vjetër “Egnatia”. Ajo u ndërtuar rreth viteve 1600 nga turqit për të komunikuar me qendra tregtare si Elbasani i asaj kohe dhe duhet të jetë projektuar nga arkitekti shqiptar, Kasem Imari. Ajo ka pasur parmakë guri rreth 1 m të lartë por që u shembën me kalimin e kohës.

Fjala “Kamare” është një sinonim i fjalës “dritare” e cila përdoret nga banorë të zonës. Sipas tyre ura ka pesë “kamare” (nënkupto dritare) të cilat kanë madhësi të ndryshme.

Ajo është e vetmja urë që i ka rezituar shekujve. Sipas të dhënave u përmbyt në vitin 1945 ku ka qëndruar për 45 ditë në ujë, por sërish nuk u prish.

Gjatë Parë Botërore ajo u përshtat me një platformë druri dhe parmakë për transportin e motorizuar të ushtrive të huaja.

Përreth urës mendohen se fshihen thesare të Aleksandrit të Madh ose të antikitetit. Ndaj ajo shpesh ka rënë pre e gjuetarëve të antikuareve edhe nga turistë të huaj që vazhdojnë të gërmojnë edhe sot. Infoelbasani.al

Loading...
loading...
Loading...