Loading...

Një sulm i rëndë seksual ndaj një gruaje shqiptare në Corigliano Rossano në Itali është zbuluar pasi vetë viktima e një situate të rëndë bëri kallëzim në Polici.

Mediat italiane njoftojnë sot pas dhjetë vjet torturash, gruaja me origjinë shqiptare ka marrë guximin për të treguar se çfarë po ndodhet në një apartament të bashkisë në provincën e Cosenza.

Hetimet, që lejuan prokurorin të hedhë dritë mbi çështjen, zgjatën shtatë ditë dhe përfunduan me me urdhra për paraburgim të pesë personave,

Ata u arrestuan nga Policia e Cozenca dhe akuzohen në mënyra të ndryshme për dhunë seksuale në grup dhe zhvatje.

Në shtëpinë e torturës u gjetën edhe mjete për praktika seksuale sadomazokiste.

Hetimet për dhunën seksuale filluan pasi ndodhi një lidhje jashtëmartesore, tha Cataldo Pignataro nga komisariati i Cigliano Rossano, lidhje jashtëmartesore midis gruas shqiptare dhe një burri që me kohë u kthye në një makth të vertetë për të.

Një marrëdhënie sentimentale u shndërrua në dhjetë vjet tortura dhe dhunë, me takime dhe shëbime seksuale me burra të tjerë, që vinin për ta përdhunuar viktimën, deri edhe 20 njëkohësisht.

Të koordinuara nga Kryeprokurori i Castrovillari, Eugenio Facciolla si dhe Zv.prokurori Mauron Gallonefalë, hetimet, falë rrëfimit të gruas shqiptare, çuan dhe në zbulimin e një plantacioni me marihuanë.ar.sh/SYRI.NET

Loading...
Loading...
Loading...